Në Konferencën e Kryetarëve, në ambientet e Kuvendit, ku pritet të të shqyrtohet programi 15 janar-23 shkurt, deputetja Flutura Açka nuk ishte e pranishme.
Mbledhja nisi në orën 12:00, ndërsa nga opozita e pranishme është vetëm deputetja Jorida Tabaku.
Açka në një postim në Facebook pretendon se nuk është njoftuar në këtë mbledhje. Ajo ka publikuar foto të “e-mail-it” të saj, që tregon që nuk i ka ardhur asnjë njoftim. Ajo i drejtohet kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, duke shprehur se ka një batalion me sekretarë që i fshijnë këpucët.
“Kuvendi i Shqipërisë, kjo ngrehinë gaztore! Zonja Nikolla, unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve. Turp, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. E keni kthyer Kuvendin nē një ngrehinë gaztore, ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi. Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, ka shkruar ajo.
Por në një dokument të publikuar nga Kuvendi, është edhe emri i Flutura Açkës, ndër emrat që iu është dërguar e-mail, për lajmërimin e konferencës.
Top Channel