“Açka ka ardhur kallup nga hiçi në PD”, Balliu: Të largohet nga loja e Ramës së bashku me deputetët e tjerë!

9 months ago 21

Klevis Balliu, i ftuar në studion e “Open” në News24 i është përgjigjur deputetes demokrate Flutura Açka, e cila u përfshi në tensionet në Komisionin e Medias me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën.

Balliu u shpreh se kur ai është hequr nga lista për deputet nuk i ka dalë PD-së apo Bashës kundër, por e ka mbështetur edhe më shumë, ndërsa shtoi se Açka nuk ka qenë në Partinë Demokratike.

Sipas tij ajo “ka ardhur kallup nga hiçi” në radhët e demokratëve.

Sakaq, ai u shpreh se ai i bën thirrje jo vetëm Açkës por të gjithë deputetëve që të largohen nga ajo që ai e cilësoi si “lojë e Ramës”, duke iu referuar PD-së zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article