Adam Maca në finalen e Botërorit U16

10 months ago 11
21:40 01/12/2023

Boksieri shqiptar do të përballet me Rusin Kozlov

Adam Maca është finalist i Botërorit për para të rinj në peshën deri 57 kilogramë. Boksieri shqiptar mundi afganin Sahak në duelin prej 3 raundesh të zhvilluar këtë të premte në Armeni.

Suksesi i Macës erdhi me vendim unanim të gjyqtarëve me rezultatin 5 – 0. Një paraqitje e shkëlqyer e Adam Macës ashtu si dhe në sfidat e mëparshme.

Ai do të përballet të dielën për medaljen e artë me rusin Kozlov. Një sukses për boksin shqiptar që nuk kishte mbërritur asnjëherë në finalen e një kampionati botëror.

Shqipëria mori pjesë me 4 boksierë në këtë Botëror U16, ndër ta Stiven Xixi deri 52 kilogramë, Mirel Gurra deri 60 kilogramë dhe Ahmed Koçi deri 70 kilogramë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article