Deputeti i PD-së, dhe ish-drejtori i Policisë në Shkodër, Asllan Dogjani, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt. Atentati në Shkodër me tre viktima ishte tema kryesore e diskutimit. Ditën e djeshme, 30 tetor mbrtën të vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, e cila ishte kalimtare e rastit. Zoti Dogjani tha se gjithçka fillon nga familja dhe edukimi i fëmijve si dhe roli i shtetit për të siguruar rendin në Shqipëri.
Dogjani theksoi në studio se shpesh të rinjtë kthehen në vrarës me pagesë dhe vrasin për shumë pak para për shkak të gjendjes ekonomike apo rrugës që ndjekin. Ai gjithashtu theksoi se bosët e krimit paguajnë dhe nuk i kryejnë vetë veprat penale.
Dogjani: Ka shumë rëndësi familja në edukimin e fëmijëve, shkolla, por a jemi në kushtet kur familjet shqiptare kanë mundësi të edukojnë fmëijët? Problemet ekonomike janë shumë të mëdha. Në momentin që burri është në punë dhe gruaja në punë, kush do t’i edukojë fmëijët. Arsimi ka degraduar në atë farë feje sa që edhe ata që mbarojnë shkollën nuk kanë marrë as dijet elementare. Kemi familjen që nuk ka mundësi të ketë vetëm një prind të punësuar, shkolla është degraduar, atëherë si do të edukohet fmëija. Pastaj kemi pjesën tjetër të shoqërisë. Një pjesë e shoqërisë është shumë e pasur. Kur të shkojë një fëmijë në shkollë do të shikojë një tjetër që ka makinë ndërsa ai nuk ka. Kjo është shumë e keqe, një shembull shumë negativ. Është një shembull i keq.
Shumica e fëmijëve ndikohen, nuk kanë marrë edukimin për shkak se nuk kanë pasur mundësi ta marrin, pastaj kemi përdorimin e drogës në lokale dhe alkoolit. Kur mos gjejë para do të dalë të vjedhë dhe pastaj do të përdoret si vrasës me pagesë. Kanë arritur që edhe me shumë pak lek të vrasin. Këta bosët e krimit paguajnë, nuk e bëjnë vetë. Ky edukim duhet të bëhet edhe nga shteti. Edhe shtei ka një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e veprave penale. Ka një problem shumë të madh, menjëherë policia del dhe jep dekalratë për shtyp sapo ndodh një ngjarje kriminale. Thotë personi që u vra është me precedent penal. Mund të jetë me precdenet por është detyra jote ta kontrollosh. Mund ta kishin parandalaur atentatin, sepse mund ta kishin mbrojtur Bushatin. Dje mund të kenë qenë të njëjtët autorë që tentuan ta vrisnin disa javë më parë. Nëse ekziston shteti qyetari nuk ka pse të bëjë vetëgjyqsi./vizionplus.tv