Kaziaj: Policia monitoronte lëvizjet e Metës dhe nuk monitoron dot krimin, lë viktimat rrugëve

3 hours ago 27

A ishte atentati me tre vitkima në Shkodër i paralajmëruar? Më 11 tetor, Arlind Bushati, 32 vjeç denoncoi në policinë e Shkodrës se persona të armatosur kishin tentuar ta vrisnin në mes të pedonales së qytetit. Rreth tre javë më vonë, ditën e djshme, 30 tetor, ai mbeti viktimë e atentatit mafioz.

Të vrarë mbetën edhe Hamza Lici dhe Flutura Basha, e cila ishte kalimtare e rastit në momentin që ndodhi atentati. Të ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt ishin avokati Altin Kaziaj, deputeti i PD Asllan Dogjani, gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj dhe psikologia Eriona Hoxha.

Avokati Kaziaj, duke u ndalur te arrestimi i ish-Presidentit Ilir Meta tha se policia nuk monitoron dot grupet kriminale, ndërkohë që kishte monitoruar lëvizjet e Metës dhe e arrestoi në mënyrë banditeske në mes të Tiranës. Dogjani tha se në Shkodër janë rreth 2 mijë policë dhe është e mundur që situata kriminale të monitorohet, megjithatë nuk bëhet.

Kaziaj: Policia monitoronte lëvizjet e Metës dhe e arrestoi në mes të Tiranës me makina private dhe nuk monitoron dot lëvizjet e grupeve kriminale.

Dogjani: 2000 policë janë në Shkodër.

Kaziaj: I bënë një arrestim banditeskt në atë mënyrë dhe lënë viktima rrugëve në përditshmëri sepse nuk monitoron dot krimin.

Dogjani: Policia merret me ne se dalim protestojmë atje. Policia na shtynte sikur të ishim armiq, ata duhet të na falenderojnë sepse po dalim dhe për ata atje. /vizionplus.tv

Read Entire Article