Afati kalimtar i janarit: Cilat transferime ndodhën dhe cilat pritet të mbyllen

9 months ago 22

Live Afati kalimtar i janarit 2024

Afati kalimtar i janarit: Cilat transferime ndodhën dhe cilat pritet të mbyllen

Afati kalimtar i dimrit nuk është me ritme të larta sikurse ai veror, por edhe në këtë drita transferimesh, klubet mundohen të bëjnë përmirësime në skuadrat e tyre.

Në kampionatet më të mëdha, afati kalimtar dimëror do të jetë i hapur deri më 1 shkurt.

Disa lojtarë me emër janë në fundin e kontratave dhe që tani mund të nënshkruajnë me klube të reja.

Ky afat kalimtar ka nisur me disa transferime interesante dhe pritet të mbyllet po ashtu.

Telegrafi deri në mbylljen e afatit kalimtar të janarit do t’ju mbajë të informuar për të gjitha transferimet kryesore që ndodhin.

Para 26 min

Dhjetë transferimet më të mëdha nga klubet evropiane deri tani në afatin kalimtar të janarit 2024

Afati kalimtar dimëror ka filluar tash e 10 ditë dhe disa nga klubet nuk kanë qëndruar duarkryq, pasi kanë bërë transferimet e para.

Transferimet e janarit shpeshherë cilësohen si ‘përforcime zori’, pasi vijnë në gjysmë të sezonit, por disa klube kanë nevojë të mëdha për të mbuluar pozitat ku mendojnë se duhet të forcohen.

Disa klube veçse kanë bërë blerjet e para në këtë afat kalimtar, por kush janë transferimet më të mëdha tashmë nga klubet evropiane?

Lexo lajmin e plotë…

Para 3 ore e 5 min

Kylian Mbappe sërish në qendër të vëmendjes

Kylian Mbappe mbetet lojtari më i përmendur në afatet kalimtare. Ai është pjesë e PSG-së, ku ka kontratë edhe gjashtë muaj.

Foot Mercato e bëri të kryer kalimin e tij te Real Madrid, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Për të lexuar të gjitha lajmet për Kylian Mbappen, klikoni këtu… 

Para 3 ore e 8 min

Arbër Hoxha bën hapin e madh në karrierë, prezantohet te Dinamo Zagrebi

Arbër Hoxha tani do të veshë fanellën e Dinamo Zagrebit, pasi kaloi nga Slaven Belupo në një transferim që shënon një hap të madh për karrierën e tij.

Lexo lajmin e plotë…

Para 3 ore e 11 min

Edon Zhegrova me oferta nga klubet spanjolle, gjermane, italiane dhe angleze

Edon Zhegrova mund të jetë një nga lojtarët më të kërkuar të këtij afati kalimtar, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Lille në Ligue 1.

Në drejtim të tij kanë arritur oferta nga kampionate si La Liga, Bundesliga, Serie A dhe La Liga.

Lexo lajmet e fundit për Edon Zhegrovën…. 

Para 3 ore e 17 min

Valon Berisha kthehet në Evropë, transferohet te LASK

LASK ka bërë të ditur zyrtarisht se kanë transferuar Valon Berishën.

Valon #Berisha unterschrieb bei unseren Schwarz-Weißen einen Vertrag bis Sommer 2026 ⚽️
Zum Beitrag: https://t.co/uXg5h1LKWg pic.twitter.com/667k9pDmD4

— LASK (@LASK_Official) January 8, 2024

Para 3 ore e 19 min

Benjamin Kololli do të luajë te Baseli

Baseli ka njoftuar para dy javësh transferimin e Benjamin Kolollit. Skuadra zvicerane transferoi lojtarin kosovar me parametra zero. Ai madje ka debutuar me klubin e madh zviceran.

Para 3 ore e 22 min

Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani do të luajnë te Rapid Bukuresht

Dyshja nga Kosova, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani kanë kaluar te klubi i madh rumun, Radid Bukuresht në fillimi të këtij afati kalimtar.

Ermal Krasniqi kompletoi transferimin nga Cluj, ndërsa Florent Hasani nga Tirana. Të dy u zyrtarizuan para 1 janarit.

Para 3 ore e 33 min

Mbappe, Rabiot dhe tetë lojtarë të tjerë që pritet të ndryshojnë skuadra në janar

Afati i transferimeve të janarit është hapur zyrtarisht dhe një mori lojtarësh në të gjithë Evropën pritet të ndryshojnë klubin së shpejti, në huazim ose në mënyrë permanente.

Edhe pse transferimet më të mëdha zakonisht ndodhin në verë, ka shumë lojtarë cilësorë që mund të nënshkruajnë marrëveshje parakontrate me klubet e reja në mes të sezonit aktual.

Këtu janë futbollistët me vlerën më të lartë, kontratat e të cilëve skadon në verën e vitit 2024, sipas Transfermarkt:

Read Entire Article