Agim Nesho tregon takimin me diplomatin e shquar Henri Kisinger: Ndërmjetësova për takim me Presidentin Mediani, por…

10 months ago 8

Diplomati i njohur Agim Nesho ka treguar në studion e News 24, takimin me diplomatin e shquar Henri Kisinger.

“Gjatë kohës së luftës së Kosovës, Shqipëria mori një popullaritet prandaj edhe kurioziteti i tyre për shqiptarët ishte shumë i madh në atë kohë në Uashington dhe si i tillë kërkova një takim për Presidentin Meidani që ishte kryetari i delegacionit shqiptar. Ata thanë doni takim për t’u konsultuar apo për një foto. Takimi vlerësohej 1 milion dollarë dhe nuk e vazhduam. Kryeministri Rama e ka takuar por nuk e di nëse e ka takuar për këshilla apo për foto.

Takimi im personal ishte gjatë një takimi në një mision të Shteteve të Bashkuara, i cili çuditërisht kishte ardhur 10 minuta përpara dhe po rrinte përpara. Unë vajta pasi kisha lexuar veprën e tij që ishte teza e doktoraturës në Harvard që kishte të bënte me Evropën. Me personalitete të tilla ti nuk i ofron asgjë pasi edhe kohën e kanë të çmuar por kur i vete me veprën e tij zgjon kureshtje.

Duke më zbuluar se sa ka rëndësi ka historia në diplomaci, në politikë dhe udhëheqësit duhet të njohin historinë para se të shpalosin vizionin. Nuk pretendoja shumë gjatë por erdhi ish-ministri i Jashtëm i Moldavisë, dhe më pas shërbeu si diplomat. Ai nuk donte të kthehej në vendin e tij dhe Kisinger e pyeti se çfarë bën tani, ai tha shef sektori në OKB”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article