Agjenti Kvara tërbon Osimhen

9 months ago 37
12:22 10/01/2024

Sulmuesi nigerian reagon ashpër pas deklaratës se do të largohej në verë

Viktor Osimhen është tërbuar me agjentin e shokut të tij të skuadrës, gjeorgjianit Kvara.

Sulmuesi i Napolit nuk e ka pritur mirë deklaratën e Mamuka Jugeli-t, i cili tha se nigeriani në verë do të largohet nga italianët.

Në rrjete sociale, Osimhen ishte mjaft i ashpër.

“I dashur Mamuka Jugeli je një mbeturinë dhe një turp. Më vjen turp nga mënyra e jote e të arsyetuarit, idiot! Mbaje emrin tim larg gojës tënde!”

Jugeli në një intervistë të dhënë për mediat gjeorgjiane tha se Osimhen vërtetë që kishte nënshkruar një kontratë të re, por në verë do të shkojë të luajë në Arabinë Saudite.

Ndryshe nga nigeriani, Jugeli tha klienti i tij kurrë nuk do të pranonte një transferim në Arabinë Saudite edhe nëse do t’i ofrohej 1 miliardë Euro. Për gjeorgjianin vlejnë vetëm oferta nga Bajerni, Barcelona apo Mançester Siti.

Sipas Sportmediaset.it deklarata e fortë ka ardhur për të vënë në pah diferencën në pagesë. Kvara paguhet 1.5 mln Euro në sezon, ndërsa Osimhen merr 10 mln Euro me rinovimin e bërë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article