Agolli: Këta lojtarë të japin shpresë

10 months ago 11
18:57 21/11/2023

“Kualifikimi u arrit edhe falë disa ekspertëve të Euro 2016”

Kapiteni i Kombëtares në Europianin e 2016, Ansi Agolli i gëzohet kualifikimit të Shqipërisë për herë të dytë në një turne kontinental. Ish-mbrojtësi thotë për TV Klan se kjo u arrit falë gërshetimit të lojtarëve të rinj të talentuar edhe një pjesë e atyre që e përjetuan rreth 7 vite më parë një Kampionatin Europian.

Ansi Agolli: Një kualifikim në Europian është një gjë mjaft e madhe për një vend si Shqipëria. E arritëm ne në 2016 dhe e arriti ky brez, me ndihmën e disa ekspertëve të 2016, siç është Cikalleshi, Berisha, Gjimshiti.

Me atë që u pa nga Shqipëria e drejtuar nga Sylvinho në ndeshjet kualifikuese për Agollin ka shpresë edhe në fazën finale.

Ansi Agolli: U sprovuan me Çekinë dhe Poloninë dhe ka shpresë që këto djem të marrin rezultat pozitiv në Europian.

Ish-kapiteni i Kuqezinjve mendon se është krijuar baza edhe për turnetë e ardhshëm.

Ansi Agolli: Ka dhe një bazë mjaft të mirë për pas Europianit, pasi vijnë kualifiklimet e Kupës së Botës

Shqipëria në Euro 2016 mori 3 pikë në fazën e grupeve falë fitores 1 – 0 me Rumaninë, duke u renditur e treta pas Francës dhe Zvicrës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article