Ahmetaj në arrati iu hoq mandati i deputetit, Gjylameti: Procedura e ndjekur, njësoj si për të gjithë!

9 months ago 32

Ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i është hequr sot mandati si deputet i PS në Kuvendin e Shqipërisë, pasi prej 6 muajsh ndodhet në arrati.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti u shpreh sot në “Kjo Javë”, në News24, se lidhur me procedurat për Ahmetajn, është vepruar si me çdo rast tjetër.

“Ka pasur një sërë elementësh procedural. Do mblidhet komisioni i mandateve dhe më pas kalon në KQZ, për të parë se kush do të vijë në Parlament. Respektimi i procedurave ligjore në Parlament, ka shërbyer shumë që të japim një mesazh që duhen ndjekur procedurat. Nuk është vepruar ndryshe, thjeshtë pjesa procedurale”, tha ajo për Nisida Tufën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article