“Ai nuk duhet të luajë kundër Bayern Munich, në Angli nuk do të ndodhte” – Tuchel ia lë fajin mbrojtjes dhe lojtarit që e dërguan në huazim

8 months ago 24

Edhe pse Thomas Tuchel pësoi debakël me ekipin e tij ndaj Bayer Leverkusen, ai nuk e mori përsipër fajin, duke ia lënë këtë mbrojtjes.   

Golin e parë e shënoi mbrojtësi kroat Josip Stanisic, që është pikërisht në pronësi te bavarezëve, ndërsa është në huazim te Bayer Leverkusen.

Për këtë gol ka folur pas ndeshjes trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, i cili fajin ia lë mbrojtjes.

“Goli i parë që pësuam është diçka që nuk duhet ta pranojë një mbrojtje me pesë lojtarë. Kjo nuk duhet të ndodhë me një prapavijë me pesë lojtarë. Në fund humbëm 3-0, por nuk mendoj se ishte një rezultat real”.

“Stanisic? Në Angli, ekziston një rregull i mirë që një lojtar që i huazoni dikujt nuk mund të luajë kundër jush. Kjo ka kuptim për mua. Fatkeqësisht, ky rregull nuk ekziston në Gjermani”, deklaroi Tuchel.

Me këtë fitore Bayer Leverkusen ka 55 pikë, tani pesë më shumë se sa Bayern Munich që është i dyti. /Telegrafi/

Read Entire Article