“Ai nuk është një futbollist”, trajneri i Jesse Lingard me kritika të ashpra për anglezin

6 months ago 5

Ish-ylli i Manchester United, Jesse Lingard, është bërë objekt i një kritike mjaft të ashpër nga trajneri i Seoulit, Kim Gi-dong.

Lingard kompletoi transferimin befasues tek Seouli në muajin shkurt, por ka hasur në vështirësi që të tregojë paraqitje të mira, dhe kjo ka bërë që trajneri i tij të kritikojë angazhimin e tij në këtë kohë të shkurtër në klub.

“Unë kam menduar që ta largojë nga ekipi Lingardin. Nuk mendoj se një lojtar i cili nuk vrapon është një lojtar i futbollit. Nëse ai nuk lufton, dhe nëse nuk vrapon më mirë se sa një lojtar që vrapon për 90 minuta?”, ka thënë Gi-dong.

Lingard ende nuk ka arritur që të tregojë potencialin e tij të plotë që prej transferimit në Korenë Jugore.

Ai ka vetëm tri paraqitje nga banka rezervë dhe ende nuk ka arritur që të shënojë një gol apo të bëjë një asistim, ani pse ka marrë tashmë dy kartonë të verdhë.

FC Seoul momentalisht gjendet në vendin e shtatë në tabelë dhe ka fituar vetëm një ndeshje deri më tani këtë sezon.

Lingard momentalisht është duke vuajtur nga një lëndim i gjurit, i cili mund ta lë atë jashtë fushës për ndeshjen e ardhshme ndaj Gimcheon Sangmu më datë 3 prill./Telegrafi/

Read Entire Article