Aksi i vdekjeve Fier-Shegan “pikë e zezë” në hartën e aksidenteve rrugore

9 months ago 34

Vijon të mbetet problematike aksi rural Fier-Shegan-Pushimi i Shoferit në fshatin Zhym. Me aksidente edhe me fatalitete të shumta, edhe mbrëmjen e sotme u regjistrua një tjetër aksident.

Elnis Allkanjari udhëtonte nga Krutja drejt pushimit të shoferit dhe ka përfunduar në kanal. Mjeti tip Benz me targa AA 355 FR i drejtuar prej tij ka dalë nga rruga dhe është tjetërsuar në një grumbull hekurishtesh.

Zjarrfikësit dhe ambulanca si dhe efektivë të policisë së qarkullimit dhe rendit kanë nxjerrë të plagosurin dhe e kanë dërguar në spital. Sipas të dhënave të para mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka përfunduar i dëmtuar. Kjo pikë është prej kohësh burim aksidentesh dhe me fatalitete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article