Aksident i rëndë në Vlorë, “Range Rover” godet nga pas makinën e policisë, plagoset efektivi dhe një punonjës i…

1 year ago 12

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie si dhe një tjetër qytetar, punonjës i një servisi makinash.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se një automjet tip “Range Rover” ka goditur nga pas një makinë policie. Mjeti i policisë është rrotulluar dhe nga përplasja ka mbetur i plagosur efektivi dhe personi tjetër. Të dy janë transportuar me urgjencë në spital.

Sipas burimeve nga policia, shoferi i “Range Rover”-it ishte nën efektin e alkoolit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article