Aksident në aksin Bilisht-Kapshticë, makina del nga rruga, plagosen dy persona

1 year ago 11

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë. Policia bën me dije se shtetasi I. Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi I. Z. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article