Aksident në Berat, makina përplas një të moshuar, 85-vjeçari transportohet me urgjencë në spital

8 months ago 21

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Lapardha të Beratit, ku një mjet ka përplasur një të moshuar.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se i plagosur ka mbetur 85-vjeçari, Ramadan Boni, i cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A.A., është shoqëruar në polici.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të konfirmuar shkaqet dhe dinamikën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article