Aksident në Tiranë/ E dehur në timon përplas një automjet, plagosen 5 pasagjerë, 3 prej tyre fëmijë

8 months ago 13

Tiranë/Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. S., 34 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin V. I., 37 vjeç, banues në fshatin Sukth Vëndas, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– N. V., 37 vjeçe, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, shtetasit A. T., R. T., dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– V. M., 24 vjeç, banues në fshatin Bërzhitë, A. K., 40 vjeç, S. L., 35 vjeç, S. R., 33 vjeç, të tre Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– A. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Bulevardin e Ri, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetaset D. S., 57 vjeçe, dhe N. L., 61 vjeçe, të cilat si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën;

– Z. T., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– G. R., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasen E. L., 21 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article