Një makinë policie që drejtohej nga shtetasi me iniciale I.H ka humbur kontrollin e mjetit mbrëmjen e kësaj të premte dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e kësaj, ai është përplasur me një makinë tjetër që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.D.
Nga aksidenti që u regjistrua në zonën e Selitës në Tiranë mësohet se ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të plagosur.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.
Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv