“Turp të të vijë”/ Baçi debat me ministrin Hoxha: FNSH ka qenë e armatosur në Kuvend! Nuk ka seancë plenare normale me ju

2 hours ago 30

Deputeti Luan Baçi, ka debatuar me ministrinë Brendshëm Ervin Hoxha, në lidhje me atë që ndodhi pak javë më parë në një nga seancat plenare ku deputetët e PD nuk lejoheshin të futeshin në seancë, pasi ishin të përjashtuar me vendimin e Sekretariatit të Etikës.

Baçi këmbëngul që forcat e FNSH ishin të armatosur në oborrin e Kuvendit, gjë që konsiderohet gënjeshtër nga ministri Hoxha.

Pjesë nga diskutimi:

Baçi: Normaliteti ju imponua nga gjykata. Nuk ka nevojë për vendim gjykate, mjafton të zbatoni rregulloren e Kuvendit.
Jashtë në Kuvend janë futur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Kanë qenë me arme dhe duhet të mbani përgjegjësi

Hoxha: Turp të të vijë

Baçi: Ty të të vijë turp që gënjen ashtu. Harrojeni që mund të kem frikë. Sot nuk ka normalitet, nuk kemi ardhur këtu të bashkëpunojmë me ju. Doni të na zhbëni dhe të vidhni rehat. Nuk ka seancë normale me ju por vetëm me qytetarët”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article