Aksidenti i rëndë në Sarandë, mjeti i drejtuar nga minorenët fluturojnë jashtë rruge

10 months ago 49

Sarande: Nje aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Stjar – Bajkaj. Tre adoleshente të moshave 13, 14 vjeçare duke udhëtuar me një mjet bens kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua. Menjëherë kanë shkuar në vend ambulancat e Sarandës dhe janë transportuar në urgjencën e Sarandës. Adoleshentet janë A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. 14 vjeçari A.D është në gjendje shumë të rëndë. Sipas bluzave të bardha, është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë, ndërsa nuk ka reagime. Policia ndodhet në vendngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article