Aksidenti i rëndë në Sarandë, mjeti i drejtuar nga minorenët fluturon jashtë rruge dhe përfundon në përrua. Rëndë 14-vjeçari

10 months ago 45

Balkanweb app Get it on Google Play

Edhe pse minorenë, tre djem të moshave 13 dhe 14 vjeçare, nuk i ka penguar për të drejtuar një automjet tip Benz. Mbrëmjen e sotme, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua.

Për pasojë, adoleshentët A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç, kanë mbetur të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit si dhe një ambulancë, e cila ka transportuar minorenët në urgjencën e spitalit të qytetit. 14-vjeçari me iniciale A.D., është në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe sipas bluzave të bardha, është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë.

“Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve. Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron Policia.

Aksident65

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article