Romeo Kara, ish-juristi i OSSH, i cili denoncoi aferat me privatizimin e këtij organi dhe një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA ka bërë një deklarata të fortë në “Studio Live” në Report Tv duke treguar për një mesazh që mori pas dëshmisë. Kara tregon gjatë intervistën me gazetarin Arbër Hitaj se 10 ditë pasi ka dhënë dëshmi për privatizimin e OSSH gruaja e tij në makinë me vajzën është aksidentuar.
“10 ditë pasi kam dhënë dëshmi në parlament, u aksidentua dhe do kishte humbur jetën vajza ime po të mos ishte gruaja ime. Në mënyrë të palogjikshme. Kam njoftuar ambasadorin e shba dhe Haki Çakon është hetuar dhe ende s’kam marrë përgjigje. Ishte dëshmia për privatizimin e OSSH”.
Të njëjtin mendim Kara ka dhe për aksidentimin e makinës që po eskortonte djalin e kryetares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka e cila po ruhet me masa shtesë, pas vendimit që Gjoka dha për ish-kryeministrin Sali Berisha. Aksidenti i djalit të GJokës sipas juristit ishte mesazh për gjyqtaren Gjoka se ne merremi me familjen tënde.
“Unë ende nuk jam i bindur se ai ishte një mesazh që unë merrem me familjen tënde. Tani përsëri tentohet e njëjta gjë si mu bë dhe mua. A është kjo rastësi? Të hetohet. Nëse kemi dy tre gjyqtarë do merren me këto gjyqtarë, po nëse vendosim juri çfarë do bëhet. Deri në 19 e kanë në Amerikë. Gjyqtari duhet të jetë vetëm për procedurë atje. Avokatët nuk kanë peshë”.