Pse PD ka frikë nga fjala e Ilir Beqajt?!

1 day ago 28

Nga Ylli Pata

Ajo që ndodhi sot në Komisionin Hetimor të Sterilizimit krijoi një precedent të rëndë politik. Pasi PD e cila e drejton komisionin nuk e la Ilir Beqajn që të shprehet si ai donte.

Po pse PD nuk e la Ilir Beqajn që të fliste të vërtetën e tij? Dy janë arsyet. Ose PD frikësohej se e vërteta e Ilir Beqajt mund të kundërshtonte atë të opozitës, ose ajo e vërtetë mund të rrëzonte kauzën e opozitës.

Këtu qëndrn e gjithë çështja. Sepse një kauzë kur ngrihet dhe ndërtohet me argumente mund të mbrohet sado që argumentet mund të vijnë kundër.

Në vitin 2002, në një komision hetimor ndaj Edi Ramës si kryebashkiak i Tiranës, që u krijua si pasojë e paktit Nano-Berisha, Sokol Olldashi që e drejtonte këtë komision nuk e ndaloi Ramën të fliste, por kishte argumentet e tij për ta kundërshtuar.

Ajo që ndodhi sot me Beqajn është një skanal politik i opozitës. E cila këdo të hetuar nga mazhoranca e konsideron fajtor por kreun e tyre Sali Berisha e quajnë të pafajshëm. Kjo është një fabul e tmerrshme, shumë e tmerrshme. Madje e turpshme, pasi në fund të fundit Ilir Beqaj erdhi sot në pranga nga qelia për të folur për një komision të drejtuar nga Albana Vokshi.

Mendo një moment, a mund të vijë Sali Berisha në një komision hetimor për pronat e dhëna pa teklif dhëndurëve nga kryeministrat? As nuk imagjinohet që Berisha ta bëjë këtë, pasi ai nuk e njeh këtë drejtësi.

Në vitin 2016, kur Taulant Balla ishte kreu i komisionit për CEZ -DIA dhe nxori të gjithë dosjen e madhe, Shkëlzen Berisha refuzoi të përgjigjet, e mediat pranë opozitës nxorën rastin “Peza”, i cili edhe pse mund të kishte konotacion, nuk kishte lidhje me CEZ DIA-n.

Ajo që ndodh sot është që Ilir Beqaj jo vetëm është nën akuzë, or është në arrest me burg. E këtij i frikësohet opozita, kur në fund të fundit, i arresturi e ka të drejtë të flasë për akuzën, siç flet Sali Berisha, por që devijon dhe refuzon të flasë në parlament dhe gjykatë.

Ky është një standard i dyfishtë që i jep publikut se kjo opozitë do në pranga kundërshtarët por nuk pranon që po në pranga të jenë shefat e saj. Ndaj sot është në minorancë.

Read Entire Article