Aksidenti në Vlorë, policia sqaron ngjarjen: Drejtuesi i motorit përplasi dy të miturat, ja si paraqitet gjendja e tyre

2 months ago 48

Policia e Vlorës ka sqaruar aksidentin e ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Vlorë-Skela.

Efektivët e qytetit bregdetar shprehen se drejtuesi 27-vjeçar i motorit ka përplasur një 20-vjeçare dhe një të mitur, 10-vjeçare. Si pasojë, dy shtetaset kanë përfunduar në spital. Gjithashtu në spital, i lënduar ka përfunduar edhe i riu që ngiste motorin. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

“Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article