AKU bllokon 20 ton kastravecë importi, kishin përmbajtje mbi normën e lejuar të…

10 months ago 47

Një sasi prej 20 ton kastravec importi është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. AKU njofton se produkti i konsumit ka rezultuar me përmbajtje të pesticideve mbi normën e lejuar.

Njoftimi:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 20 ton produkt kastravec, i cili ka rezultuar mbi normën e lejuar të përmbajtjes së pesticideve.
Referuar njoftimit të ardhur nga vendi importues, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer verifikimet në zbatim të legjislacionit në fuqi në subjektin eksportues të këtij produkti, ku është bërë dhe bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie. Subjektit i është lënë detyrë të marrë masat për asgjësimin e tij.
AKU po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmueshmërisë të administruar në subjektin eksportues, të vijohet me mbikqyrjen e subjekteve/fermerëve, mbi përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit të produktit.

369788333 654976590145748 5801579217826125283 N369788333 654976590145748 5801579217826125283 N
404025489 654976556812418 3344923916003172620 N404025489 654976556812418 3344923916003172620 N
404078046 654976566812417 1569179506807223341 N404078046 654976566812417 1569179506807223341 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article