Akuza të reja për kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit

1 year ago 59
Reklamë
21:16 14/09/2023

U përpoq që Barcelona të luajë Superkupën në Arabi

Siç raportohet nga gazeta spanjolle “El Mundo”, presidenti i Federatës, Luis Rubiales ka bërë shumë përpjekje për të bindur Barcelonën që të luante Superkupën në Arabinë Saudite me ish-mbrojtësin e Blaugranas, Gerard Pique, i cili do të kishte për detyrë të mbështeste lëvizjen në vendin Saudit, duke nënvizuar avantazhet e mëdha për katër klubet e përfshira: Barça, Real Madrid , Valencia dhe Atletico Madrid. 

Por skandali lind nga komisionet që ish-kreu i futbollit spanjoll i garantoi Pique. Janë 24 milionë Euro të cilat padyshim duheshin mbajtur të fshehura nga katër klubet pjesëmarrëse. 

Ky ishte një shpërblim nëse mbrojtësi do të kishte sukses për të bindur klubin e tij për të pranuar që Superkupa të luhej në Arabinë Saudite.

Rubiales i kishte premtuar Barcelonës një fitim deri në 8 Milionë euro. Autoritetet kanë zbuluar disa SMS mes presidentit të federatës dhe drejtuesve të Barcelonës. Në këtë skandal ka të ngjarë të jenë të përfshirë edhe personazhe të tjerë të botës së futbollit spanjoll.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article