Al Hilal skuadra kampione e Arabisë Saudite, feston edhe Neymar

5 months ago 5

Al Hilal është skuadra kampione e Arabisë Saudite për sezonin 2023-2024. Të besuarit e Jorge Jesus ishin protagonistët e një kampionati që e dominuan nga fillimi.

Takimi që zyrtarizoi suksesin përfundoi me fitoren e Al Hilal në shifrat 4-1 ndaj Al Hazem, ku shënoi Mitrovic 2 herë.
Rrugën e rrjetës e gjeti dhe Sergej Milinkovic-Savic. Pas ndeshjes, lojtarët dhe stafi festuan në fushë.

Gëzimit të skuadrës iu bashkua edhe braziliani Neymar, i cili mbylli sezonin shumë herët për shkak të problemeve në gju.
Titulli kampion për Al Hilal është i 19-ti në historinë e klubit, me skuadrën që mbylli diskutimet 3 javë përpara fundit.
Rivali kryesor, Al Nassr, e nisi shumë keq sezonin, duke humbur shumë terren në renditjen e përgjithshme.

Dhe duke bërë që llogaritë e titullit kampion t’i mbante të gjalla vetëm matematika.
Platforma SuperSport/DigitAlb ishte shtëpia e kampionatit arab edhe për këtë sezon.
Duke sjellë pranë abonentëve në Shqipëri dhe Kosovë ndeshjet më të forta të realitetit më të diskutuar.

Read Entire Article