Al-Nassr mund Al-Khaleej, CR7 shënon dhe jep asist

11 months ago 38
18:27 05/11/2023

Fitorja e pestë radhazi për ekipet në të gjitha kompeticionet

Al-Nasr mori fitoren e radhës në Ligën Profesioniste Saudite, duke mundur në shtëpi 2-0 Al-Khaleej.

Kapiteni Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të të lojës.

Për portugezin ky është goli i 15 i sezonit në të gjitha kompeticionet dhe i 44 për klubin dhe përfaqësuesin në këtë vit kalendarik.

Në të 60, ish-mbrojtësi i Mançester Sitit, Aymerik Laporte, realizoi rrjetën e dytë për Al-Nasr pas asistit të CR7.

Al-Nassr shkon në kuotën e 28 pikëve pas 12 javëve të luajtura, ndërsa shkon në pesë fitore radhazi në të gjitha kompeticionet.

Kontribut në këtë ecuri ka dhënë sulmuesi portugez, i cili është golashënuesi më i mirë i Ligës Profesioniste Saudite me 12 gola të realizuar, ndërsa kryeson edhe sa i përket asisteve të dhëna me 7 të tillë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article