Numri 1 i botës mundi 3-1 me sete britanikun Daniel Evans në raundin e tretë të Grand Slam
Kampioni në fuqi Carlos Alcaraz mposhti britanikun Daniel Evans 3-1 me sete. 6-2 6-3 4-6 6-3. Spanjolli ia doli që të dilte fitimtar në një sfidë mjaft të luftuar të raundit të tretë të US Open.
Nisja ishte e mirë për 20-vjeçarin që fitoi dy setet e para 6-2; 6-3. Por kundërshtari i tij luftoi fort dhe fitoi në setin e tretë 4-6. Numri 1 i botës e shtoi sërish ritmin dhe u tregua më i saktë duke e mundur rivalin 6-3 në setin e katërt.
Alcaraz tha se kjo fitore e gëzon pa masë.
“Mendoj se jam duke luajtur në një nivel të mirë. Po ndihem shumë mirë në fushë, shumë rehat! Unë gjithmonë them se mund të jem më mirë, por tani jam shumë, shumë i lumtur me nivelin që jam duke luajtur. Në setin e katërt po bënim një ndeshje të shkëlqyer. Unë nuk po mendoja se mund të humbisja ose jo! Thjesht isha i fokusuar të bëja më të mirën time në fushë”!
Rivali i radhës i spanjollit në raundin e katërt do të jetë italiani Mateo Arnaldi, i cili mposhti britaikun, Cameron Norrie.
Klan News
Të ngjashme