Alexander Isak thyen një rekord të madh të Zlatan Ibrahimovic në Ligën Premier

5 months ago 5

Alexander Isak ka thyer rekordin për më shumë gola të një lojtari suedez në një sezon të Ligës Premier pas dy golave ndaj Sheffield United të shtunën në mesditë.

Ish-sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic shënoi 17 gola në sezonin 2016/17 dhe Isak ka shkuar në kuotën e 19 golave për këtë sezon.

Në një ndeshje të fundit kundër Sheffield, vrapimi i tij i shkathët dhe përfundimi i saktë e ndihmuan Newcastle të barazojë në 1-1 para pjesës së parë. Më vonë, Isak siguroi fitoren me një penallti të qetë, duke vulosur fatin e Sheffield United në humbjen 5-1.

Me këtë paraqitje, Isak tani është vetëm një gol pas Cole Palmer dhe Erling Haaland në garën për titullin e golashënuesit më të mirë të Premier League.

Pas ndeshjes sulmuesi suedez u shpreh shumë i lumtur me golat dhe fitoren, derisa Newcastle United po lufton për një vend që i dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

“Jam shumë i lumtur. Ishte e rëndësishme për ne që të qëndronim në garën për Evropën. Filluam shumë keq dhe na duhej një gol kundër nesh për t’u zgjuar. Reagimi ishte shumë i mirë. Menaxheri na bëri një thirrje zgjimi në pjesën e parë”.

“Shumë nga penalltitë e mia kanë qenë këtu në shtëpi. Unë u përpoqa të qëndroja i qetë dhe të fokusohesha në momentin. Mendoja se dua një hat-trick. Nuk e kam pasur ende një të tillë. Evropa është ende gjallë. Ne duhet të fokusohemi te vetja dhe do të shohim se si do të shkojë”, tha Isak. /Telegrafi/

Read Entire Article