Alonso drejt rinovimit në Formula 1

10 months ago 40
23:58 24/11/2023

Spanjolli do qëndrojë te skuderia britanike deri në moshën 43-vjeçare

Fernando Alonso pritet të zgjasë qëndrimin në Formula 1 edhe për të paktën një vit. Piloti spanjoll ka marrë një ofertë rinovimi me Aston Martin, që kërkon ta mbaj dy herë kampionin e Botës përtej vitit 2024.

Alonso iu bashkua skuadrës Alpine në pronësi të Renault këtë sezon, duke dhënë një paraqitje fantastike në pistë. Spanjolli është ngjitur tetë herë në podium me ekipin e bazuar në Silverstone, duke përfshirë vendin e tretë në tre garat e para dhe i dyti në Monako, Kanada dhe Holandë.

42-vjeçari është i pesti në renditje e përgjithshme, në nivel pikësh me pilotin e Ferrarit të vendit të katërt, Carlos Sainz, dhe 127 pikë më shumë se shoku i skuadrës Lance Stroll. Performance e mirë e spanjollit në pistë ka ndihmuar Aston Martin për të qenë në vendin e pestë në renditjen e konstruktorëve, 11 pikë pas McLaren.

Sezoni aktual është konsideruar si më i suksesshmi prej tij, edhe që nga viti 2012, kur ai ishte në Ferrari dhe luftonte me Sebastian Fettel për titullin kampion.


Të ngjashme

Read Entire Article