Alphonso Davies “bombardon” portën e Real Madridit

5 months ago 16

Alphonso Davies “bombardon” portën e Real Madridit

Alphonso Davies e ka bombarduar portën e Real Madridit në pjesën e dytë të ndeshjes së dytë në gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos ishin duke dominuar ndaj Bavarezëve, por mysafirët i kapën në befasi vendasit.

Ishte minuta e 68-të e takimit, kur Harry Kane asistoi te Davies, që realizoi një super gol.

Kanadezi lëshoi një goditje të fuqishme, me Lunin që e kishte të pamundur ta kapte.

Rezultati i përgjithshëm është 3-2 në të mirë të  Bayernit. /Telegrafi/

Read Entire Article