Alphonso Davies nuk pranon rinovimin me Bayern Munich, e do vetëm gjigantin spanjoll

10 months ago 46

Alphonso Davies nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Bayern Munich, pasi që tani po mendon kalimin te Real Madrid.

Futbollistit kanadez ka lindur në vitin 2000, dhe kontrata i skadon në qershor 2025 dhe deri më tani i është përgjigjur gjithmonë negativisht propozimeve të klubit gjerman për zgjatjen e bashkëpunimit.

Davies, siç raportohet nga media gjermane dhe “Marca” në Spanjë, në fakt ka vendosur tëi japë fund përvojës së tij me kampionët në fuqi të Bundesligës.

Ai kërkon që t’i bashkohet një tjetër klubi më të mirë evropian, konkretisht, Real Madridit.

Bayern Munich, edhe pse ende nuk ka hequr dorë nga ideja e rinovimit me mbrojtësin, tashmë ka nisur të vlerësojë lamtumirën e tij, me synimin e qartë për të mos shmangur një tjetër rast ai i David Alaba.

Davies numëron 18 paraqitje dhe 3 asistime gjatë sezonit aktual, me gjithsej 172 ndeshje, 8 gola dhe 28 asistime për Bayern Munich. /Telegrafi/

Read Entire Article