Altin Dumani paraqet punën e SPAK para ambasadorëve të vendeve të BE. Amb. Gjermane: E përgëzojmë për arritjet  

9 months ago 21

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, ku ka prezantuar punën e institucionit që drejton.

Ambasada gjermane në Tiranë, tha se mbështesin luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Europe House. SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi ⚖️ dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.👏 Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim më tej punën e tij”, thuhet në reagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article