Altin Zeqiri futet në pjesën e dytë, shënon dhe asiston për t’i sjell fitoren Rizesporit

7 months ago 6

Sulmuesi Altin Zeqiri është aktivizuar si zëvendësues dhe ka bërë dallimin te Rizespori në ndeshjen ndaj Gaziantepit, ku skuadra e tij fitoi 3-1.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 30-të të Superligës së Turqisë.

Zeqiri hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë, ku fillimisht asistoi për epërsinë prej 2-1 në minutën e 84-të.

Ai shënoi golin për 3-1 në minutën e 97-të, duke vendosur takimin.

🎥Altin çocuğun son dakika golü…pic.twitter.com/GqCoXt3e7q

— Çaykur Rizespor (@CRizesporAS) March 17, 2024

23-vjeçari i ka katër gola e katër asistime këtë edicion në elitën turke.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, e ka lënë Zeqirin në listën rezervë për ndeshjet e marsit. /Telegrafi/

Read Entire Article