Ambasada britanike reagon për kaosin në Parlament, thirrjes opozitës dhe mazhorancës:Dialogu konstruktiv është thelbësor

10 months ago 10

Duke reaguar mbi situatën më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë dhe kaosin e seancës së të hënës, Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësime në lidhje me këto zhvillime.

Kjo ambasadë i bën thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës.

Reagimi i plotë:

 Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article