Ambasada e SHBA: Blinken do të takohet edhe me drejtues të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri

8 months ago 12
12:29 15/02/2024

“Mirë se vjen në Shqipëri Blinken”, kështu e ka nisur reagimin në rrjetin social “X”, Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Në postimin në “X”, Ambasada e SHBA-së ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit Blinken do të takohet me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama si dhe do të marrë pjesë në një aktivitet rinor në Piramidën e Tiranës për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Më tej, thuhet se Sekretari Blinken do të takohet gjithashtu me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe pjesëtarët e Ambasadës.

“Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe pjesëtarët e Ambasadës.”

Mirë se vjen! Welcome to Albania @SecBlinken! 1/2 pic.twitter.com/ydm3l3xxmY

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 15, 2024

Kjo është vizita e parë në Shqipëri e Sekretarit Blinken. Forca të shumta të sigurisë janë të angazhuara për të garantuar sigurisë gjatë gjithë vizitës së tij 8-orarëshe në kryeqytetin shqiptar./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article