Ambasada e Shqipërisë në Japoni thirrje shtetasve shqiptarë: Pritet cunami, ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendase

9 months ago 27

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Japoni ka pwrcjellë paralajmërimet e autoriteteve japoneze, për mundësinë e një cunami në prefekturat Niigata, Toyama, Ishikawa.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në rrjetin social “Facebook”, ambasada u bën thirrje shqiptarëve të cilët jetojnë në Japoni që të ndjekin me përpikmëri udhëzimet nga autoritetet lokale dhe nëse duhet të kontaktojnë institucion diplomatik shqiptar.

“Një tërmet i fuqishëm godet prefekturën Ishikaëa. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për prefekturat Niigata, Toyama, Ishikawa.
Ju lutemi ndiqni udhëzimet nga autoritetet lokale dhe njoftoni ambasadën në lidhje me situatën tuaj!

Read Entire Article