“Ambasadë shqiptare në Sarajevë”/ Ramë në Bosnje dhe Hercegovinë: Të sigurohet lëvizja me ID e qytetarëve të Kosovës

1 year ago 40
Reklamë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se po diskutohet për hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë.

“Ne dëshirojmë të forcojmë marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën, jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës së Republikës të Shqipërisë në Sarajevë.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe më vjen mirë që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare, që janë të garantuara në kushtetutën e Shqipërisë”.

Më tej, Rama kërkoi që Bosnje dhe Hercegovina të lejojë qytetarët e Kosovës të hyjnë me karte identiteti në vend.

“Lëvizja me ID e qytetarëve të Kosovës të sigurohet, sepse është e pakuptimtë të kemi kështu problemesh”.

Top Channel

Read Entire Article