Ardian Isufi shtetasi që përfitoi ditën e djeshme nga amnistia dhe që la qelitë e burgut nuk ka harruar zakonin e vjetër.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se menjëherë paai ka lënë qelitë e burgut ka kryer një vjedhje në Korçë.
Sipas informacioneve nga policia ky shtetas ka vjedhur një mjet Ford Fiessta i cili ka qënë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit të Korçës.
Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërsa kamerat e sigursië kanë kapur momentin kur autori kalon me mjetin e tij në aksin Korçë-Pogradec.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb