Forcat e policisë në vendngjarje, çfarë po ndodh një ditë pas atentatit në Shkodër

2 hours ago 27

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, forca policie ndodhen ende të pranishme në vendin ku u vra Hamza Lici dhe Alrind Bushati dhe Flutura Basha.

Siç duket edhe në pamje, skena e krimit është ende e rrethuar teksa vazhdon normalisht lëvizja e automjeteve në zonë.

Ndërkohë, sot dolën në dritë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen dhe mësohet se një person i tretë ka qenë në makinë me Licin dhe Bushatin.

Nga ana tjetër, në polici është mbajtur për rreth dy orë Safet Bajri, me të cilin Licët kanë pasur konflikte të vazhdueshme. Ai ka thënë se në momentin e krimit ishte në shtëpi dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. /vizionplus.tv

Read Entire Article