Analisti i revoltuar me deklaratën e fundit të Pacollit - jep paralajmërimin e fuqishëm për zgjedhjet e reja

10 hours ago 26

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli të mërkurën ka thënë se një ditë para se Vjosa Osmani të zgjidhej presidente e shtetit, ka folur me Milan Radoiçiqin.

Ai ka thënë se me krimenelin serb ka folur në prezencën e presidentes Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Ai ka theksuar se në këtë bisedë telefonike u peshkua një deputet për votimin e saj dhe praktikisht ajo u arrit.

“Unë kam pasur një telefonatë me zotëri Radoiçiq, një ditë para zgjedhjes së Presidentes, këtë e din edhe Presidentja edhe kryeministri Albin Kurti, sepse telefonata është bërë në praninë e tyre. Është një telefonatë e tillë, sepse unë nuk mundem të gënjej, është shikuar që të gjendet edhe një deputet dhe aty është peshku edhe një deputet praktikisht”, ka thënë Pacolli.

Mirëpo, këto deklarime të ish-presidentit të Kosovës i ka hedhur poshtë Zyra e Kryeministrit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu e ka quajtur të pavërtetë këtë deklaratë.

“Absolutisht e pavërtetë. Nuk ka asnjë rast në të cilin deputeti Pacolli të ketë komunikuar me Radoiçiqin në prani apo në dijeni të kryeministrit Kurti, aq më pak me kërkesë të tij”, ka thënë ai.

Pacollit për këtë deklaratë i ka reaguar edhe analisti politik nga Amerika Binak Maxharraj, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kjo është një lojë e partive për vota.

Në një postim në Facebook, profesori ia ka kujtuar kreut të AKR-së se edhe Ramush Haradinaj e kishte pritur 9 orë Listën serbe, për ta votuar për kryeministër.

“Deputeti Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, paska thënë se një ditë para se presidentja Vjosa Osmani të zgjidhej për presidente, ka marr aminin edhe të Milan Radoiçiqiqit.

Asgjë interesante, loja me vota midis partive është bërë modë.

Por, Behgjet Pacolli paska harruar se edhe Ramush Harajdinaj e ka pritë hiq me pak se nëntë orë “Listën Serpska” të Milan Radoiçiqit për ta votuar atë për kryeminister.

Por edhe vet Behgjet Pacolli është takuar me Milan Radoiçiqin.

Dhe atëherë askush nuk i vuri në lojë takimet me Milan Radoiçiqin, kurse tani vetëm pse paska biseduar me telefon kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV me Milan Radoiçiqin, u bë nami. Të gjithë shpirtërat e këqij nga opozita u çuan si lugat duke e kritikuar Mimozën.

Dihet se e kanë për vota, por nuk iu pin ujë, sepse edhe kësaj radhe uji i votuesve do të mësyjë kah vada e LVV-së”, ka shkruar Maxharraj./Botasot

comment

Read Entire Article