Ancelotti dhe Carvajal njëzëri: Iu lumtë gjyqtarëve, të gjitha ishin vendime të drejta

9 months ago 20

Një ndeshje me doza shumë të lartë të inkuadrimit të VAR, polemika pa fund dhe e mbyllur nga një gol në minutën e nëntë të kohës shtesë nga Dani Carvajal ia dha fitoren Real Madridit.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur pas ndeshjes duke i analizuar ato që ndodhën në dhomën e shtypit dhe konsideroi se të tre vendimet ishin mjaft të qarta.

“E kuptoj ankesën e Almerias. Ishin vendime të rishikuara nga VAR. Mendoj se ka pasur tre vendime mjaft të qarta”, ka thënë Ancelotti.

⚪️ Carlo Ancelotti: “Referee’s decisions were correct today. I understand the reaction from Almería but it was all correct”. pic.twitter.com/CQeYxauKEx

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 21, 2024

Në të njëjtën vijë me trajnerin ishte edhe mbrojtësi i djathtë, Dani Carvajal, i cili iu përgjigj fjalëve të Maleros të Alermias që kishte thënë se ndjehet i vjedhur.

“Nëse ai i sheh episodet me qetësi, ai do ta vërejë që të gjitha vendimet e gjyqtarit ishin të drejta”.

❗️ “I feel that we’ve been robbed”, said Almería’s Melero.

⚪️ Dani Carvajal: “If he can see all the episodes calmly, he will notice that all the referee’s decisions were correct”.

“VAR helps football to be more fair”. pic.twitter.com/l5Z8Zznc8n

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 21, 2024

“VAR e ka ndihmuar futbollin që të bëhet më i drejtë”, ka thënë Carvajal.  /Telegrafi/

Read Entire Article