Ancelotti prish planet e Brazilit

9 months ago 24
12:25 30/12/2023

Kombëtarja Seleçao priste të firmoste me teknikun italian në Janar 2024

Rinovimi i Carlo Ancelottit me Real Madrid deri në Qershor 2026 ka thelluar krizën në Federatën braziliane të futbollit. Prej kohësh, ky institucion pretendonte se ka një akord me teknikun italian për ta ulur në pankinën e përfaqësueses, por verdikti ishte totalisht i kundërt. Diçka që nuk është pëlqyer aspak nga opinioni brazilian, duke akuzuar drejtuesit e Federatës se u tallen me këtë çështje.

Ancelotti pritej që të firmoste me Brazilin në muajin Janar, atëherë kur ishte i lirë për të negocionuar, por Real Madrid arriti ta bind për të qëndruar sërish në Spanjë. Operacioni Karletto ka qenë një spektakël i madh mediatik dhe iluzion i sponsorizuar nga Federata Braziliane, që ka shkaktuar paqëndrueshmëri sportive te ‘Seleçao”.  Gjatë vitit 2023, për herë të parë në gjashtë dekada, kjo kombëtare numëron më shumë humbje se sa fitore.

Për momentin, drejtimi i kombëtares është në duart e Fernando Diniz, i cili ka kontratë deri në korrik 2024 dhe njëkohësisht ulet në pankinën e skuadrës së Fluminense. Me Kupën e Amerikës së Jugut pranë, Brazili duhet të mendojë një trajner të ri, ku alternativat për momentin mungojë. Kjo edhe për arsyen se Federata e Brazilit nuk ka një president, pas shkarkimit nga Gjykata e Drejtësisë në Rio De Zhaneiro të presidentit Rodrigues pas parregullsive në zgjedhjet e vitit 2022.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article