‘Mendova largimin nga Barça’, braziliani Raphinha rrëfen se në fillim iu desh të duronte spekulimet se klubi donte ta hiqte qafe

2 hours ago 23

‘Ishin disa momente, jo vetëm një, kur mendova të largohesha nga Barça’, kështu u shpreh braziliani Raphinha.

Sulmoi ka patur një fillim sezoni të shkëlqyer tashmë me teknikun gjerman Hansi Flick. Këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit në Champions League, përballë Bayern Munchen në fitoren 4-1, ku Raphinha ishte protagonisti me 3 gola.

Megjithatë sulmuesi më herët ka menduar largimin nga Katalonja, kjo pasi në dy sezonet e mëparshme ka patur probleme me përshtatjen që kur erdhi nga Leeds United. Braziliani rrëfen se në fillim iu desh të duronte spekulimet se klubi donte ta hiqte qafe.

Gjashtë muaj e mi të parë këtu, periudha nga merkato e verës deri në Kupën e Botës, ishte një sezon në të cilin nuk pata një fillim të mirë, kështuqë më shkoi në mendje të largohesha’.

Më tej edhe gjatë kësaj merkatoje kishte mjaft presion ndaj Raphinas pasi shikohej Nico Uilliams i Bilbaos si sulmues potencial tek blaugranat që do ti merrte vendin brazilianit. Por me golat dhe asistet këtë fillim sezoni gjithçka është lënë pas dhe sulmuesi ndjehet fatlum që nuk është larguar nga Barça.

Read Entire Article