Lajmi i mirë për Inzaghin, Kristjan Asllani rikuperohet nga dëmtimi përpara ndeshjes me Juventusin

2 hours ago 20

Interi ka vuajtur një valë dëmtimesh javët e fundit të cilët e kanë penalizuar jo pak skuadrën e Simone Inzaghit.

Dy ndeshjet e fundit, atë në kampionat ndaj Romës ku fituan 0-1 dhe ndaj Young Boys ku triumfuan po minimalisht, nuk ishte me ekipin as mesfushori shqiptar Kristjan Asllani i cili vuajti një dëmtim në gju.

Mirëpo, ditën e djeshme Asllani ka zhvilluar seancë stërvitore të plotë me pjesën tjetër të grupit dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës për nesër në derbin e Italisë ndaj Juventusit.

Inzaghi shpjegoi se mesfushori shqiptar duhet të mbahet ende në monitorim, për shkak të një dhimbjeje të mundshme në gju.

Megjithatë ndaj Juventusit, tekniku do të vuajë mungesën e turkut Calhanoglu si dhe të mbrojtësit Acerbi, që do të kthehen për sfidën ndaj Empolit.

Në vend të Calhanoglu pritet ta nis Zielinski, por nuk përjashtohet mundësia që Asllani të startojë nga fillimi. Nesër Interi pret Juventusin në Meazza në 18:00.

Read Entire Article