Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, e ka cilësuar si një ngjarje të paprecedentë atë që ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Në rubrikën “Opinion” në News24, Seferi tha se skenat që u panë janë pasojë e atyre skenave që prej javësh krijohen para godinës së Bashkisë së Tiranës.
“Gjeste rrugaçërie”, i quajti Seferi, duke u shprehur se në këtë mbledhje do të miratoheshin vendime mjaft të rëndësishme për qytetin dhe qytetarët e Tiranës.
Ai tha se një nga vendimet kishte të bënte me çerdhet e kopshtet, përshembull kemi lagjen 12, në zonën e Freskut, ku kemi mbi 19 mijë banorë, ose 6500 familje, gjithashtu kemi lagjen 13, me rreth 6 mijë familje, dhe në këto kushte këto zona kanë nevojë për çerdhe dhe kopësht.
Seferei tha se një vendim tjetër shumë i rëndësishëm kishte lidhje me TEDA shpk, e cila menaxhohet nga Bashkia e Tiranës. “Kjo është një zonë ku bëhet fjalë për punët dixhitale, ka të bëjë me të ardhmen, janë 5-7 mijë vende pune që i shtohen kryqeytetit”, tha Seferi.
Në vijim ai tha se përsa i takon një tjetër vendimi shumë të rëndësishëm është miratimi i draft-marrëveshjes i grantit mes Bashkisë së Tiranës dhe Fondit të Zhvillimit të Katarit, për ndërtimin e sheshit fundor në bulevardin e ri, shesh që do të jetë një vend pushimi për qytetarët dhe turistët.
Ai tha se për realizimin e kësaj draft-marrëveshjeje, bashkia e Tiranës përfiton një fond prej 11 mln euro.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb