Trump shumë “plak” për të qenë president? Kodheli: Nuk favorizohet nga mosha biologjike! Osmani: S’është faktor dominant në garë! Sot kemi përballë dy Amerika

2 hours ago 31

Në emisionin “Open” në News24 pop diskutohet në lidhej me procesin zgjedhor në SHAB dhe secilin kandidat.
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare Genc Kodheli u shpreh se Kamala Harris nuk është e favorizuar nga e shkuara e karrierës së saj si prokurorie, pasi çështjet ku ajo ka shkëlqyer nuk janë më një shqetësim për Amerikën e sotme. Ndërkohë që për Trump, ai u shpreh se ai nuk favorizohet nga mosha biologjike.

Ndërkohë, studiuesi Kreshnik Osmani u shpreh se ky mund të jetë një faktor që ndikon por se nuk është dominues.

Pjesë nga diskutimi:

Kodheli: Trump nuk ka qenë as në ushtri as si legjislator. Askush nuk e parshikoi Trumpin. Nuk themi dot për Harris që nuk ka një karrierë politike të shkëlqyer nëse e krahasojmë me Trump. Karriera e saj si prokurorie ka qenë shumë e mirë dhe ka çfarë të shesë por nuk është ajo që amerikanë presin sot nga presidenti. Fakti që ka goditur krime seksuale dhe ka çmontuar disa banda këto nuk janë probleme reale tani, siç është ekonomia. Ajo që ka rëndësi është si do t’i paraqitet SHBA botës në 30-40 vitet e ardhshme, ndërkohë kemi sot një kandidat që nuk favorizohet nga mosha biologjike.

Osmani: Një sërë faktorësh që të fusin në lojë ose të ulin pikë. Mosha biologjike mund të ketë një lloj ndikuesi që ndikon për një mungesë perspektive por nuk mendoj se është dominante. Jemi përballë dy Amerikane, Amerikës që voton në kuti që është populli, dhe kemi një Amerikë të dytë të ndarë sot ekstremisht të polarizuar. Dy modele që i ofrohen amerikanëve për mënyrën se si duhet të përballojë sfidat SHBA në të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article