‘Anfield Road’ fortesa e Liverpool

10 months ago 14
14:56 01/12/2023

Anglezët kanë fituar të 10 takimet e zhvilluara në shtëpi këtë sezon

Stadiumi ‘Anfield Road’ konfirmohet fortesë për Liverpulin. ‘The Reds’ nuk hasën aspak probleme në takimin e Ligës së Europes ndaj Lask, përballje të cilën e fituar me shifrat 4-0. Një triumf që vendos një rekord absolut nga skuadra e Jurgen Klopp.

Liverpool ka fituar të gjithë sfidat e deritanishme në impiantin e vet. Anglezët kanë marrë maksimumin në 10 ndeshjet e deritanishme, ecuri që e përsërit për herë të katërt në histori. Një gjë të tillë e ka bërë edhe më parë në sezonin 1893-1894, ku fitoi 16 ndeshje, në edicionin 1972-1973 u ndal në 11 fitore, kuotë të cilën synon ta barazoj që në duelin e radhës dhe në 1985-86 arriti 13 fitore.

Mbi të gjitha, Liverpool dëfrehen me gola edhe tifozët. Në 10 ndeshjet e fituara në ‘Anfield’ ansambli i Klopp ka arritur të fitojë me një diferencë prej më shumë se dy golash, Ata janë skuadra e dytë e Premier League angleze, pas Uolves, që nga dhjetori 1938 deri në prill 1939 regjistroi 12 fitore.

Në përballjen me austriakët shkëlqen sërish egjiptiani, Mohamed Salah. Sulmuesi shënoi dhe asistoi, për të dhënë pasimin e tretë radhazi për gol në takimet e fundit mes kombëtares afrikane dhe ekipit. Salah u zgjodh edhe lojtari më i mirë i këtij 90 minutëshi për të konfirmuar formën e mirë që po përjeton.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article