Angel Di Maria ka vazhduar me formën e tij impresive në kampionatin portugez teksa ka shënuar golin e tij të radhës në sfidën që ata e zhvilluan në udhëtim ndaj Vizelas.
35-vjeçari u transferua tek ekipi portugez si lojtar i lirë në korrik të këtij viti pasi paraprakisht ishte pjesë e Juventusit në Itali për 1 sezon por që aventura e tij në Serie A nuk shkoi siç ishte menduar, pasi ai humbi shumë ndeshje shkaku i lëndimeve.
Tani ai i ka lënë të gjitha pas krahëve dhe po e dëshmon edhe një herë tjetër pse është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë.
Këtë vikend ai shënoi një gol spektakolar në fitoren që Benfica e arriti me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Vizelas.
Ai shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 39-të të takimit duke e lënë pa asnjë opsion portierin kundërshtar.
35-year-old Ángel Di María still making it look easy 🎯
(via @ligaportugal)pic.twitter.com/TTqwyuALWI
— B/R Football (@brfootball) September 17, 2023
Ky ishte goli i tij i katërt këtë edicion në Liga Portugal, teksa ka edhe një asistim.
Ndeshja e radhës për ekipin e Benficës do të jetë ajo ndaj Red Bull Salzburg në Ligën e Kampionëve, sfidë kjo që do të zhvillohet ditën e mërkurë me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/